Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është shprehur se do të largohet nga Partia Demokratike nëse Sali Berisha fiton betejën ndaj Lulzim Bashës.
Ai ishte i ftuar në emisionin “Klanifornia”, ndërsa i pyetur nëse do t’i bashkohej LSI-së, Gjekmarkaj tha se do të rrinte i pavarur për qejfin e tij.
Gilberti (Albano): Të dalim tek pyetjet që unë i quaj peshat e rënda, përgatituni shpirtërisht. Brenda Dhjetorit Berisha merr PD-në, çfarë do të ndodhë më ju?
Agron Gjekmarkaj: Unë kam shumë respekt për Sali Berishën, kam patur gjithmonë.
Gilberti (Albano) : Sigurisht që do kesh, nuk ka shans që të mos kesh respekt për Sali Berishën në këtë studio. Vazhdo tani.
Agron Gjekmarkaj: E di afilacionin e studios për doktor Berishën, por nëse triumfon ajo që unë e kam quajtur perspektiva amerikane e “Foltores” unë do jem jashtë Partisë Demokratike.
Gilberti (Albano): Po ku do shkosh?
Agron Gjekmarkaj: Do rri i pavarur.
Gilberti (Albano) : Do vesh tek LSI-ja?
Agron Gjekmarkaj: Do rri për qejfin tim i pavarur, mua më pëlqen pavarësia. Po ndodhi është gjë e mirë se më jem mundësinë që të jem i pavarur.