Agron Gjekmarkaj mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Bardhyl Londos

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj

Bardhyl Londo iku lart në qiell tek poezitë e veta ! Iku duke lënë pas dhimbje të madhe për vajzat dhe familjaret , iku duke mos i pranuar lutjet tona për të qëndruar ! Nga shtëpia e kulturës shqiptare njëri prej bijve të saj madhështore u largua për në “Itake”!

Ike Uliks i kohëve të vështira. Kryqi ishte shenja e letërsisë së tij ! Nga Kryqi vime tek ai shkojmë na e pat mësuar këtë gjë të gjithëve! Jeta e zakonshme ajo tokesorja me gjasë nuk i dukej më e mjaftueshme dhe zgjodhi tjetrën atë të pafundmen të përjetshmen. Kujtimet janë ato që kthehen në trashegimi , munduese e të bukura ! Munduese se na vënë përballe mungesës tënde mik i dashur e të bukura se shumë na dhe nga vetja , nga shpirti dhe fjala jote !

Sivellau yt Pjeter Bogdani pat thënë “veshur me diell e mbathur me hënë” ! Ashtu po e merr ti sot rrugën e ameshimit ! Por ne do ti rrime lojës së jetës deri ne fund ! Do ta lëmë një karrige bosh më tavolinë duke të pritur, po edhe goten do ta mbushim , librin hapur gjithaq e as romuzet nuk do ti kursejme, me Markun , Paridin , Gentin e të tjere !

Po edhe në “kroniken e verës” që me ty hapej gjithmonë do të kthehesh ! Nuk qeshim ne pa ty. Njeri -tjetrin do pyesim po Londo do vijë?! Të pritem tek spitali me makinat ndezur po për herë të parë na le pa përgjigje ! Ti na e le amanetin por nuk vdesësh asnjëherë se sytë tanë indiferentë nuk do jenë kurrë mbi poezinë tënde! Shqipëria gëzohet që të pat dhe ajo të qan sot që i ikën qoftë edhe për një ditë!

AMANETI I POETIT

Nëse sytë e tu do qëndrojnë të menduar mbi këto vargje,

unë do të shoh një ëndërr të bukur.

Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje,

Zjarr Tv Ad