Agron Gjekmarkaj: Nëse Berisha kthehet në krye të PD-së, unë do të largohem

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se Sali Berisha ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe me humbje. Sipas tij, ish-kryeministri nuk ka më se çfarë të ofrojë, duke shtuar se një PD në, me SHBA-të, nuk do të jetë mirë për Partinë.

Nëse Sali Berisha kthehet në krye të PD-së pas mbledhjes së Kuvendit, Gjekmarkaj foli për “News24”, se do të largohet nga Partia.

Pyetje: Çfarë do të thoshte një PD me në krye Sali Berishën e po kështu pretendimi për të qenë sërish Kryeministër i Shqipërisë?

Gjekmarkaj: Është kërkuar iluzioni sikur do të bëhet kuvendi me datë 11 dhe me 12 do të rrëzohet Edi Rama. Shumë personave i janë premtuar poste, për kryetar bashkish e të tjera, kjo nuk është rruga e duhur. PD është Partia kryesore e opozitarizmit në Shqipëri dhe do e kalojë këtë moment. Unë e thashë, që Berisha ka konsumuar fazat e veta në politikë, ka pasur suksese, ka pasur humbje si askush tjetër.

Nuk mendoj që është ai modeli. E shkuara nuk duhet të jetë e ardhmja. Berisha mund të ishte një këshilltar shumë i mirë. Ai ka zgjedhur konfrontimit. Ai ka ide, energji, por ka mbyllur të gjitha fazat me fitore e me humbje, e thjesht përsërit vetveten.

Pyertje: Nëse fiton foltorja, a i qëndroni deklaratave të tua?

Gjekmarkaj: Në PD kanë hyrë e dalë qindra njerëz. Unë jam një individ i ardhur së fundmi nga atashimi e nuk marr vendime për PD, por marr vendime për veten. Një PD në debat me SHBA nuk është e mirë për askënd. I qëndroj deklaratës time. Largohem.

Zjarr Tv Ad