Agron Gjekmarkaj për përçarjen e PD: Në këtë pikë na ka çuar lufta civile brenda një mentaliteti!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Në këtë pikë na ka çuar konflikti civile brenda të njëjtit mentalitet dhe mendësi. E reja, e ndryshmja, nuk zë në truallin e unit, në tokën që ujitet vetëm me interesa personale që ambalazhohen si kauza të përbashkëta.”

Kështu është shprehur sot në Kuvend deputeti Agron Gjekmarkaj. Sipas tij, ajo që po ndodh brenda partisë kryesore të opozitës, është një tregues i fortë antropologjik i kulturës politike në vend.

“Krizat tejkalohet kur shfaqet një mendësi e re, qoftë edhe minoritare në fillim. Në PD sot gjithkush flet për gjithçka. Në PD sot s’ka as tabu, as mite, thjesht një muze i përkohshëm për to. Zërat e shumtë i japin fytyrë krizës, por nuk mund ta zgjidhin atë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Pjesë nga fjala e deputetit të PD:

Kur ka patur reflektim për kushtrimin e lëshuar, ajo është bërë më demokratike dhe Shqipëria po aq. Ajo është bërë fituese dhe Shqipëria po kaq ka fituar. Sot, pas 32 vitesh ajo është në një kapërcyell ekzistencial mes ideve të reja dhe tabuve të vjetra. Në konfliktin disa mujor, nuk jemi sot në këtë pikë për fat të keq se përplasen dy mentalitete, një i ri dhe një i vjetër.

Jo. Në këtë pikë na ka çuar konflikti civile brenda të njëjtit mentalitet dhe mendësi. E reja, e ndryshmja, nuk zë në truallin e unit, në tokën që ujitet vetëm me interesa personale që ambalazhohen si kauza të përbashkëta.

Krizat tejkalohet kur shfaqet një mendësi e re, qoftë edhe minoritare në fillim. Në PD sot gjithkush flet për gjithçka. Në PD sot s’ka as tabu, as mite, thjesht një muze i përkohshëm për to. Zërat e shumtë i japin fytyrë krizës, por nuk mund ta zgjidhin atë.

Ne të PD na ka lodhur e konsumuar pushteti i munguar, me shpresën se kjo shërben për të ndryshuar kulturën politike në vend. Kjo ndodh nëse turma nuk kërkon kokën e Sokratit në emër të tiranit.

Zjarr Tv Ad