Agron Gjekmarkaj takohet me zëdhënësin e CDU, në fokus zhvillimet në Partinë Demokratike dhe rruga drejt BE-së

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj është takuar me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Gunther Krichbaum. Gjekmarkaj shprehet se është ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës, drejt hapave negociues me BE.

“Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, reformen në drejtësi, zhvillimin ekonomik e tema të tjera të dinamikave shqiptare. Pikë kyçe në bashkebisedimin tonë ishin  zhvillimet në Partinë Demokratike, mundesite dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar. Ndihma që vjen nga miku gjerman dhe CDU -CCU është mëse e mirëpritur.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad