Agron Shehaj akuza “përvëluese” për korrupsionin: Lidershipi i PD dhe zyrtarë të lartë kanë marrë përfitime direkte edhe në opozitë!

0
154
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike dhe një ndër politikanët më të votuar të kësaj force politike, Agron Shehaj, ka reagur në ditën e luftës kundër korrupsionit.

Shehaj shprehet se politikanët sot do të mbajnë fjalime boshe edhe pse Shqipëria po bëhet një vend gjithnjë e më i korruptuar.

Shehaj thotë se Edi Rama është kryeministri, që ka instalkuar një “sistem kleptokratik”, por edhe lidershipi i PD dhe zyrtarë të lartë, kanë marrë përfitime, duke qenë në opozitë!

I pari është është Edi Rama, kryeministri i cili ka instaluar në Shqipëri një sistem totalisht kleptokratik dhe të korruptuar në cdo qelizë, përmes ligjeve klienteliste “ad personam”, koncesioneve që instalojnë monopole grabtiqare, favoreve fiskale dhe abuzimit të tenderave.
Edi Rama dhe ministrat e tij janë përgjegjësit kryesor të korrupsionit në Shqipëri. Por, fatkeqësisht jo të vetmit.
Shqipëria po përjeton një fatalitet të madh sepse në rrjetën e korrupsionit të qeverisë ka rënë pjesërisht edhe opozita. Lidershipi i Partisë Demokratike dhe zyrtarë të lartë kanë marrë përfitime direkte edhe në opozitë“, shkruan ndër të tjera Shehaj.

Zjarr Tv Ad