Agron Shehaj dorëzon projektligj kundër kompanive offshore

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompanive offshore me pronarë sekret duhet t’u ndalohet që të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri. Ky është qëllimi i projektligjit që ka dorëzuar në Kuvend deputeti demokrat, Agron Shehaj.

Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, thuhet se ky projektligj i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit sot në Shqipëri, asaj të dhënies së tenderëve, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.

Projektligji synon të ndalojë përfitimin e fondeve dhe pasurive publike nga deputetët, zyrtarët, personat e lidhur me ta apo dhe të personave që janë të dënuar penalisht.

Sipas Shehajt ndalimi me ligj i kompanive offshore për të përfituar fonde publike është një model i marrë nga disa vende europiane të cilat kanë nisur ta zbatojnë atë në luftën ndaj korrupsionit.

Projektligji parashikon edhe sanksione për rastet kur kompanitë refuzojnë të deklarojnë apo komunikojnë të dhënat zyrtare për identifikimin e pronarëve përfitues, apo provohet që kanë deklaruar të dhëna të rreme dhe jo të plota. Në këto raste deputeti demokrat propozon që shteti të ketë drejtën për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme dhe të menjëhershme kontratën publike.

Nisma e deputetit Shehaj synon që ta shtrijë efektin edhe për kontratat që janë aktive, të cilat nëse brenda një afati 2 mujor nëse nuk paraqesin të dhënat e përcaktuara në institucionet shtetërore, , dënohen me gjobë në masën 10% të vlerës së Kontratës Publike./Euronews Albania

Zjarr Tv Ad