Deputeti Agron Shehaj thotë se nuk ka shumë besim te vendimi i Lulzim Bashës për t’u larguar nga kreu i Partisë Demokratike.
Shehaj, i cili ka kandiduar në 2021 për kreun e PD, është shprehur se fakti që Basha e vonoi dorëheqjen tregon se ai e ka mirëmenduar kush do ta drejtojë përkohësisht PD-në, kur do të mbahen zgjedhjet dhe se çfarë do të ndodhë më pas.
“Dorëheqja e Bashës vlen për ata që e njohin, ne e kishim shkarkuar prej kohës. Fakti që ka marrë kohë, duket se ka planifikuar edhe çfarë ndodh më pas, kanë vendosur kush do bëhet kryetar i përkohshëm, kur do bëhen zgjedhje brenda PD. Partitë vendosin me votë, Basha dhe mbështetësit e tij legjitimitetin e mbanin mbi faktin se thonin kemi shumicën, zgjedhjet treguan se nuk e kanë shumicën.
Nuk kam shumë besim te ky vendim. Duhet një gjuhë e përbashkët me Komisionin e Rithemelimit pa dyshim. Lind pyetja a e ka dhënë vërtetë dorëheqjen?”, tha Shehaj në emisionin “Politiko”.