Agron Shehaj: Gabimet e Bashës, djegia e mandateve dhe refuzimin për të marrë pjesë në Zgjedhjet lokale

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Shehaj, kandidat për kryetar i PD,  ka nxjerr në pah tre gabime kryesore të kryetarit aktual Basha. I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Shehaj tha se Basha gaboi në djegien e mandateve, në refuzimin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe në mënyrën e konceptimit të fushatës elektorale.

“Djegia e mandateve, i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit. Mos-hyrja në zgjedhjet lokale, na ka kushtuar me dhjetra mijëra vota në Shqipëri. Në fushatë, çështja kryesore duhej të ishte lufta kundër korrupsionit dhe jo me dhjetëra çështje duke i dhënë të gjithëve nga një çikë”, tha Shehaj.

I pyetur nga gazetarët në studio, se përse ai nuk kishte reaguar në kohë brenda partisë lidhur me këto çështje, Shehaj tha: “Nuk është mbledhur ndonjëherë grupi parlamentar tek i cili bëj pjesë për djegien e mandateve. Jemi vënë para faktit të kryer. Kryetari i PD-së tha: do t’i paraqes grupit dhe kryesisë mundësinë e djegies së mandateve. Për mua kjo ishte para faktit të kryer. Unë nuk kam qenë në mbledhjen që është bërë pasi u mblodh kryesia dhe pasi Basha tha do djegim mandatet. Unë vendosa të mbështes dhe të mbroj vendimin për t’i qëndruar besnik PD-së. Dhe të kthehesha në kohë do të merrja prapë të njëjtin vendim”.

 

Zjarr Tv Ad