Agron Shehaj: I telefonova vetë, firmat e delegatëve janë të vërteta! Rama mbron më të dobëtin për interesat e tij

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Agron Shehaj është i vetmi që ka shkuar të kontrollojë firmat e delegatëve të PD-së që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Ai u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se firmat e delegatëve janë të vërteta, pasi i ka telefonuar vetë dhe delegatët i kanë konfirmuar firmosjen e formularit. Teksa ka pranuar përçarjen brenda PD-së, Shehaj tha se Rama nuk ka interes të mbrojë asnjë prej Bashës dhe Berishës, por kryeministri sheh interesin e tij duke mbrojtur më të dobëtin.

“Telefonova personalisht pothuajse të gjithë delegatët që kanë firmosur dhe pothuajse të gjithë më konfirmuan që kanë firmosur kështu që është e qartë se 98% më rezultoi se kishin firmosur. Është e qartë që firmat duam apo nuk duam firmat janë aty. Ajo që duhet thënë është se unë mendoj se mund ti verifikoj kush të dojë. Unë zgjodha të verifikoj 5 dhe 7 se aty ku jam votuar.

Mediat e pushtetit në përgjithësi mbrojnë më të dobëtit. PD tani ka një përçarje. Rama nuk është se do mbështesi Bashën apo Berishën se ka dashuri të madhe për këta të dy. Ai po sheh interesin e tij dhe ka interes të mbajë gjallë këtë përçarje dhe do mbroj palën e dobët. Është e qartë se firmat janë aty”, tha Shehaj.

Zjarr Tv Ad