Agron Shehaj: Një grup i vulës thotë “e dimë që nuk fitojmë, por mund të prishim punë”

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, teksa është shprehur se PD është e ndarë në 2 grupime.

Sipas tij, është një grup i vogël me 4-5 persona që mbajnë vulën edhe pse e dinë që nuk fitojnë, ndërsa janë edhe anëtarët e tjerë të Grupit Parlamentar, të ilët janë të gatshëm për bisedime.

“Aty janë krijuar dy grupime. Nëse më parë kishte anëtarë të grupit që mbështesnin Bashën, tani kemi një grup të vogël që është grupi i vulës, që thonë: ‘E dimë që nuk kemi për të fituar kurrë ama mund t’ju prishim punë’.

Janë 4-5 vetë aty, dhe janë  një grup tjetër shumë më i madh,  anëtarët e grupit parlamentar që thonë, ne jemi të gatshëm , ku ka shumë më mundësi për të biseduar”, tha Shehaj në Opinion.

Zjarr Tv Ad