Agron Shehaj: PD është më e besueshme me Berishën sesa me Bashën

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Agron Shehaj thotë se Sali Berisha i riktheu besueshmërinë Partisë Demokratike.

Sipas Shehajt, pavarësisht problemeve që PD ka sot, përfshi dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët që mund të jenë problem në të ardhmen, sot PD është më e besueshme, ndërsa Berisha tregoi se ka mbështetjen e madhe të votuesve dhe militantëve.

“Berisha në 6 muaj krijoi një lëvizje brenda PD, pa simbolin e PD, me medi kundër, me qeverinë kundër, me ndërkombëtarë kundër. Mori 70% të votave dhe ne themi që është i mbraruar, nuk do sjellë gjë. Tregoi që ka një potencial te votuesit, te militantët e PD.

Partia Demokratike sot është më e besueshme, marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar është një problem për të ardhmen, por unë shoh faktet, shoh numrat. Mendoj që njerëzit kanë më shumë besim te Berisha se çfarë kishin te Basha”, u shpreh Shehaj.

Zjarr Tv Ad