Ndjekësit e Agron Shehajt në rrjetet sociale, i janë kundërvwnw, pasi ai postoi në Facebook, takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Po të shihet në total faqja e Shehajt, të cilës ai i kushton shumë vëmendje, përgjithsisht aty ai ka komente pozitive. Ndaj çudia është e dyfishtë që atë e bëjnë copë vetëm poshtë postimit me Yuri Kim. Poshtë postimit të Shehajt, jane bëre rreth 530 komente 80% të të cilave janë kundër rolit që ka luajtur ambasadorja dhe fshikullojnë mbështetjen që ajo i ka dhënë regjimit të Ramës.
“Sot paradite, me ftesë të saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen” shkruajti të martën Shehaj në Fscebook. Por si rrallherë në faqen e tij, ky postim mori shumë komente negative.
“Nje kandidat per kryetar te PD duhet te refuzoje takimin me nje ambasadore e cila eshte suporti me i madh i korrupsionit, kirminalizimit te jetes, shkaterrimit te ekonomise dhe aubuzim me zgjedhjet qe po ben rilindja. Mbi te gjitha e nje ambasadoreje qe ka ndikuar ne shpalljen “Non Grada” te z. Berisha” shkruan dikush.
“Duhej te ja perplasje ne fytyre, pafytyrsine e saj qe pergezoi Tom Doshin, Aqif Rakipin e bandat e Shijakut per vjedhjen e votave. Mos te pranoje diversionin e mjere te saj.
“Po ke biseduar me Kimin o vëlla, u dhje nusja në kalë!”- vazhdon një tjetër”, shton dikush. “Te na e kishe kursyer kete njoftim nuk do te beje keq Z. Shehaj,se po e shohim cdo dite se sa po na e do te miren, sidomos te djathteve”, shkruan një ndjekëse.
“A i the ti bente te fala Rudines….Me mir kishe pir kafe me nje gjysem antar! Se nje antar vlen shum me shum. Respekte per ju,”– vijon dikush më tej. “Edhe Rudines kur takohej me kete i mbushej mendja se do beheshe kryetare e opozites…,”– shton edhe një tjetër. “Shkove dhe ti ke Yuri. Hajt pac fatin e Rudines,”– shkruan komentuesi i radhës.
Këto reagime janë një shenje e qartë për sentimentin që gëlon mes demokratëve sidomos pas shpalljes “non grata” të Berishës dhe heshtjes bizare të kastës së partisë ndaj këtij akti.