Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se Shqipëria sot renditet ndër vendet më të korruptuara të Europës, teksa ironizon deklaratën e kryeministrit Edi Rama për SPAK-un.
Rama tha një ditë më parë se ish-zv.ministrja Rovena Voda u dënua për një arkë me peshk, ndërsa ish-kryeministri “non-grata” Sali Berisha i qëndron Shqipërisë si “një gur në qafë”.
Por Shehaj thotë se qeveria e Ramës është përgjegjëse për disa “afera gjigante” korruptive.
Reagimi i Shehajt në rrjetet sociale:
Rama bën propagandë dhe ankohet se SPAK po ndëshkon padrejtësisht Partinë Socialiste për arkat me peshk. Ironikisht, ka të drejtë.
Nuk janë arkat me peshk ato që e kanë bërë Shqipërinë dër vendet më të korruptuara në Europës sipas TI, por “arkitektët” e aferave gjigande të korrupsionit si ajo e inceneratorëve dhe përdorimi i pushtetit për interesa personale, si në rastin e përfitimit të statusit investuar strategjik nga ana e familjes së ministres Xhaçka. Këta duhet të ishin para drejtësisë.