Studiuesi Agron Tufa komentoi sot ligjin për hapjen e dosjeve të miratuar pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë.
Tufa deklaroi në një intervistë në “Syri Tv” se ligji i hap udhë dhe shteg abuziv, goditjes politike dhe nuk i intereson për asgjë tjetër qeverisë.
Ndër të tjera studiuesi Tufa zbuloi se Arben Kraja dhe Gramoz Ruçi janë spiunë të ish-sigurimit, duke shtuar se ky i fundit njihej me pseudonimin “Cigarja”
“Skenar i hartuar trashë. Shqetësimi i drejtueses së autoritetit për gjoja emaile anonime, skenari avancoi dhe doli në dritë në parlament sa u llahtarisën parlamentarët.Nuk i shqetësoi aspak dalja e dokumenteve që vërtetonin se kryetari i kuvendit të tyre më herët kishte qenë spiun me nofkën ‘Cigarja’, për Ruçin.Disa entitete, personalitete të errëta të lidhur me thelbin shtypës të diktaturës. Autoritetit as nuk i intereson kjo situatë. Na pandehin sikur kemi kujtesë peshku.Edhe pulat e kecat e Shqipërisë e kuptojnë këtë. Ata që nxituan të bëjnë këtë ligj, e bëjnë për të goditur opozitën, e shfrytëzojnë si pretekst.
Çfarëdo të flasë Balla, nuk rri dot në gojën e tij.”-deklaroi Tufa.
Sipas Agron Tufës, u fabrikua një informacion nga Autoriteti i Dosjeve kundër Ilir Metës për ta nxirë dhe ti vishte imazhin e armikut të popullit.
“Informacion fragmentar. Sikur shkëpusim nja dy reshta nga një tekst. Kjo histori ka nisur në korrik të vitit 2022 ankesa e kryetare së Autoritetit të Dosjeve për të vazhduar verifikimet e mëtejshme sepse kanë një email anonim ku bën me dije për një shtetas informator të ish-sigurimit, duke aluduar se është Ilir Meta, sepse inicialet përkojnë me të.”, u shpreh Tufa.