‘Ahengu’ i Ramës, opozita: “Skënderbeu” i Elisës i neveritshëm, përdori gratë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka reaguar lidhur me takimin e djeshëm të kryeministrit Rama me vajza e gra fierakë me rastin e 8 Marsit.

Në një postim në Facebook, Luan Rama ironizon këtë takim, duke e cilësuar kryeministrin si të neveritshëm, ndërsa thotë se ai i talli dhe i përdori vajzat e gratë deri në neveri.

Dhe OJQ-të që mbrojnë e flasin për të drejtat e grave e shanset e barabarta, deputetet e ministret e qeverisë, gazetaret, artistet, pedagoget e gjykatëset, por edhe të tjerat, do të vazhdojnë në “normalitetin” e tyre meskin, ani pse “një ngjarje të trishtueme panë”.”, përmbyll reagimin e tij Luan Rama.

Postimi i plotë:

Shëmtia kolektive që ka për model Kryeministrin!

Një tallava tallëse, një shfaqje shëmtie jo vetëm si përmasë orgazmimi estetik kolektiv, por, edhe për fat të keq, që të na dëshmojë se në ç’gjendje mjerane është shoqëria shqiptare e vitit 2019, e cila paradoksalisht flet për integrimin dhe Europën e aspiron që të bëhet pjesë e saj, por që herë pas here dëshmon një primitivizëm alarmant deri në kufijtë e marrëzisë, që nuk ka asnjë qasje qoftë edhe periferike me Europën si bashkësi vlerash qytetarie.

E në mes të “tufës” mbledhur me përdhunë për të festuar varfërinë e vet, qëndron “Skënderbeu” i Elisës, i neveritshëm në të gjithë atë zgërdhitje si gurgule mediokriteti e banaliteti fyes, që i nënçmon dhe i përçmon deri në neveri ato gra të pafajshme, të cilat fatkeqësisht bëhen dekori grotesk për të mbuluar, në fakt zbuluar, lakuriqësinë e shëmtisë, talljes e përdorimit deri në neveri!

E për t’a mbyllur, gjej ndihmën e Migjenit:

“Mbramë,

qiella dhe hyjt e vramë,

një ngjarje të trishtueme panë”.

Dhe OJQ-të që mbrojnë e flasin për të drejtat e grave e shanset e barabarta, deputetet e ministret e qeverisë, gazetaret, artistet, pedagoget e gjykatëset, por edhe të tjerat, do të vazhdojnë në “normalitetin” e tyre meskin, ani pse “një ngjarje të trishtueme panë”.

Zjarr Tv Ad