Ahmetaj: Dëmi pritet të shkojë 25 mln euro! Ponari : Të miratojmë një ligj për mbrojtjen nga katastrofat

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Ahemtaj kryetarit i Komitetit të Rindërtimit ka deklaruar në takimin me kompanitë e Sigurimeve dhe AMF-në se dëmi i shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit mund të shkojë në 25 mln euro

“Dëmi në total mund të shkojë deri në 25 mln euro.  Në proces trajtimit ose të dënuara 1943 persona”,  shprehet Ahmetaj.

Ndërsa Presidenti i SIGAL Avni Ponari propozoi miratimin e një ligji për katastrofat. “Problematika është shumë emergjente. Ne kemi përgjegjësinë tonë, edhe pse Shqipëria është shumë larg mbulimit me sigurim. Sot janë 20 mije banesa të siguruara një shifër shumë e vogël, nga 1.2 milionë tituj që janë në Shqipëri.

“Në vijim të asaj se çfarë tha z.Ahmetaj unë do të them vetëm pak gjëra, pasi situata tashmë dihet që është problematike dhe emergjente. Tregu ivestimeve dhe industria e sigurimeve ka pjesën e saj dhe përgjegjësinë e saj. Fakti që penetrimi në tregun e sigurimeve është vetëm 35 euro për frymë tregon që Shqipëria është shumë larg kërkesave dhe domozdoshmërisë se mbulimit të kësaj pjesë të rëndësishme që aktualisht ne po përpiqemi të gjithë së bashku duke ndërtuar një sistem i cili është mbrojts dhe mbulues për të gjitha shtresat dhe për të gjithë njerëzit.

Sot mund të llogariten rreth 20 mijë banesa ose bisnese të siguruara që është një shifer mjaft e vogël krahasuar me 1,2 milion tituj pronsie që ndodhen ne Shqipëri dhe të gjitha këto tituj që janë të siguruar janë bërë me detyrim nga bankat, çka tregon se kultura dhe interesi i qytetarëve shqiparë është shumë i vogël, për të patur një sigurim dhe mbulim të pasurive që kane krijuar, por nga ana tjetër edhe ata që janë të siguruar kanë përdorur mekanizma duke ulur vlerat e sigurimit deri në vlerat e kredisë, çka bën që pagesat të jenë më të lehtësuara nga kompanite e sigurimit, por nga ana tjetër i pa mbuluar për klientet dhe qytetarët.

Unë do të thoja që Shqipëria është shumë e vonuar dhe në qofte se vemë re hartën e rriskut botëror, Shqipëria për së paku 30 vjet është e kuqe, e kuqe për shkak të rrezikut që mbart që janë tërmetet dhe përmbytjet.

Duke qenë në një situatë të tillë, sot ne duhet të kishim një ligj për mbrojtjen nga katastrofat që çdo qytetarë të kishte mbrojtjen e tij civile.

Risiguruesit tanë pyetjen e parë që bëjnë: A ka Shqipëria mbulim? Nuk ka dhe fakti qe kemi vetëm 20 mije banesa të siguruara tregon që jemi larg asaj që kërkohet.

Para 10 vitesh Turqia ishte e fundit në rajon që beri ligjin për sigurimin e katasrofave dhe qeveria turke tha qe ky rast është i fundit që paguajme dhe pas këtij rasti, ju qytetarët do tju duhet të paguani për pronat tuaja.

Duke ndërtuar një sistem i cili është në të gjithë ballkanin ka një ligj i cili në mënyrë efektive bën mbulimin e rreziqeve katastrofike. Imagjinojeni sikur në 20 mijë banesa të ishte humbje totale, dikush mund të kishte probleme, fati është që tregu i sigurimeve në Shqipëri është një treg i siguruar.

Ndërtimi i një ligji pa vonesë, për mbrojtjen e qytetarëve në mënyrë masive, jo të ndarë është i domozdoshëm, pavarësisht kostove, sa me shtrire te jete ky ligj aq dhe më i ulët është primi i sigurimeve qe varion nga 10 deri në 50 euro në vit për një banesë dhe konpesimi do të ishte shumë i madh.

Mënyra është e thjeshtë, nuk është se ne bëjme ndonjë gjë të veçantë, ne ofrojme eksperiencën, mundësinë dhe kapacitetet mbuluese që do të thotë në qofte se ne arrijme të dalim në tregjet ndërkombëtare me 25 milion dhe blejmë një mbulim 300 milion e sipër do të thotë që Shqipëria ka të garantuar çdo lloj mbulimi nga çdo lloj rreziku.

Ne kemi detyrimin të përmbushim këto dëme që kanë ndodh, por nga ana tjetër ju propozojme që ta shikoni me vëmendje, sepse nesër do të dalë dielli apo nuk do ketë më tërmet, duke qenë se jemi një zonë rrezikshmërie edhe neser mund të kemi rreziqe të kësaj natyre” përfundoi ai.

Tryezë me tregun e sigurimeve

Gepostet von Arben Ahmetaj am Freitag, 6. Dezember 2019

Zjarr Tv Ad