Ahmetaj: Donatorët të reflektojnë ku do të kontribuojnë, të mos mbipopullojmë një program

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e komitetit të Rindërtimit, ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj, ka bërë një thirrje që donatorët të reflektojnë për kontribuimet.Ai tha se shumë duan të orientohen nga arsimi, por është mirë që të mos mbipopullohet një program me shumë donatorë.

Ahmetaj: Do tu kërkoj me shumë mirësjellje të gjithëve donatorëve, ju lutem na ndihmoni që për secilin nga donatorët të reflektojnë se deri ku do të kontribuonit, dhe së bashku do të vendosim se përvoja ime është se shumë duan të orientohen për nga arsimi, por komiteti e ka vënë tashmë theksin aty, ne po flasim për mbështetje buxhetore, sepse vlera dhe shpejtësia është e rëndësishme. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen civile ka shumë donatorë. Nuk mund të mbipopullojmë një program me shumë donatorë. Infrastruktura, shtëpitë dhe shkolla janë tre komponentët ku duhen më shumë financime. Në kuadër të bashkërendimit jam në gatishmëri për ju 24 orë.

Zjarr Tv Ad