Ahmetaj, Kumbaro dhe Çuçi tregojnë vendimet e miratuara sot në Këshillin e Ministrave

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre ministra të qeverisë “Rama 3” janë shfaqur sot para kamerave te Kryeministria për të interpretuar vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Një risi kjo që mesa duket do të vijojë përgjatë gjithë mandatit të tretë qeverisës të socialiste, ku ministrat përkatës do të tregojnë për vendimet që janë miratuar.

Tre të parët ishin Arben Ahmetaj, Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi, të cilët prezantuan për publikun VKM-të e miratuara sot, si grante dhe fonde për rindërtimin, shpronësime dhe marrëveshje për reformën e decentralizimit.

Arben Ahmetaj: Tradita e re që ka krijuar qeveria Rama 3, për informimin publik pas mbledhjeve të qeverisë. Kjo është mbledhja e dytë për këtë mandat dhe do të ndaja me ju vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Vendimi i Rindërtimit që vijon me intensitet të plotë, sot i kaluam fondit rreth 30 milion dollarë për të vazhduar punën. Po në kuadër të rindertimit të një qendre shumë të rëndësishme në “5 Maj” në kryeqytet, i hapet rruga shpronësimit për ndërtimin e një poliqendre.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me studentët që kaluam tre marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane, brenda pak ditë një shumë prej 20 milion euro hua dhe 5.8 euro grant që do të shkojnë në rikonstruksion me eficencë të godinave të studentëve të universiteteve publike.

Mirela Kumbaro: Miratuam sot një amendim të që ka të bëjë me mënyrën se si menaxhohen mbetjet që nga gjenerimi i tyre deri në pikën fundore. VKM që miratuam sot është një riamendim i një vendimi të 2015 që saktëson metodologjinë. Situata që kemi në terren në momentin që duam të fusim instrumenta menaxhimi. Edhe metodologjia e përllogaritjes e detyrueshme për çdo Bashki. Kjo do të mundësojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve. Me angazhimin e qeverisë për të ndjekur me prioritet një ndër objektivat kryesorë, që ka të bëjë me pastrimin e territorit. Nuk bëhet kjo as vetëm nga Bashkitë, as vetëm nga Ministria e Mjedisit.

Bledi Çuçi: Sot miratuam në mbledhjen e radhës një marrëveshje të rëndësishme midis programit të OKB dhe qeverisë Shqiptare, një instrument që është përdorur me sukses që prej vitit 2013 kur ne nisëm të implementojmë reformën territoriale. Është një instrument që bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit në Shqipëri. Donatorët që do t’i bashkohen këtij instrumenti janë BE, Suedia dhe Zvicra. Besoj se suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar se i tillë ka qenë dhe në dy marrëveshjet e para.

Zjarr Tv Ad