Ahmetaj: Më 25 nëntor nis shpërndarja e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj,  ka deklaruar se qeveria ka marrë vendim që më 25 Nëntor, do të nisë shpërndarja e apartamenteve për prekurit nga tërmeti. Ai tha se fillimisht do të shpërndahen apartamentet për familjet në nevojë, ndërsa për pjesën tjetër do të ndiqet procedura e shortit publik.

“Në vendim është përshkruar një mënyrë transparente e shpërndarjes së apartamenteve. Lista prioritare ka të bëjë me familjet në nevojë me ndihmë ekonomike, me nëna të vetmuara. Pjesa tjetër do të shpërndahen me short publik. Qytetarët që do fitojnë njësi individuale do jenë përballë shortit publik. Të gjitha familjet do jenë përballë një procesi transparent dhe publik që askush nga qytetarët të mos vendosë pikëpyetje”, deklaroi Ahmetaj.

Ai u shpreh se 25 shkolla nga procesi i rindërtimit, kanë mbaruar krejtësisht ndërsa pjesë tjetër janë në fazë përfundimtare.

“Po ndërtohen 167 shkolla, përfshirë edhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Janë sot që po flasim 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër është në fazën përfundimtare. Jemi duke diskutuar me OSHEE, për apartamentet e Laçit dhe vazhdojmë edhe për shkollat. E njëjta gjë vlen për atë pyetje që bëtë për shkollën në Kurbin. Sa i përket pajisjes me mobilie është një proces që e ndjekin njësitë zbatuese”, deklaroi Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad