Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë një interviste televizive, ka folur lidhur me çështjen e vaksinave, ku është shprehur se është merita e Kryeministrit Edi Rama që në Shqipëri, mbërritën vaksinat. Ahmetaj foli për “Abc News”, ku tregoi momentin e arritjes së marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Sipas Ministrit, Kryeministri Rama nuk lëvizte nga zyra e drejtorit të kompanisë amerikane Albert Bourla, pa i thënë “po” për marrjen e dozave të vaksinës.
“Ne i marrim sepse ka të bëjë me këmbënguljen. Ne jemi një ekip prej tre vetash, kryeministri, Ogerta dhe unë. Jemi në negociatë çdo ditë. Pse negociuat me podhuesin turk dhe i kërkuar ptocit tu sillte Sputbnik. Ne sot kemi parë Gjermaninë që të negociojë me Rusinë. Ne sot kemi përdorur fondacionin e Tony Blair për të na ndihmuar me Sputnik dhe ligji na e ka dhënë këtë mundësi, na ka detyruar që të negociojmë me prodhues. Ne gjejmë çdo mundësi për të sjellë vaksina. Ne kemi gjetur të gjitha rrugët e mundshëm.
Ka qenë kryeministri që e ka gjetur kontaktin me Pfizer. Kryeministri refuzonte të mbyllte takimin me Bourla pa marrë një “po”. Njeri i zënë me punë pavarësisht se kishte kryeministrin e një vendi, kryeministri ngulte këmbë tha nuk lëviz nga zyra nëse ti nuk më premton. Kjo duket si përrallë sikur ministri i një kryeministri po mundohet ti japë atributet që si ka. Nuk dilte deri kur Bourla i tha po. Kryeministri shkoi me kontaktet e veta.
Kur ti shkruajë kujtim Edi Rama do ti thotë. Prandaj bën diferencën, këmbëngulja e një ekipi. Një kryeministër ka më shumë kontakte se një kryeministër tjetër. marrëdhëniet janë edhe personale,” kështu është shprehur Ministri Arben Ahmetaj.