Ahmetaj: Rritje ekonomike 4.5% për vitin 2019

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi nga seanca plenare e së enjtes se rritja ekonomike ka ardhur si pasojë e rritjes së investimeve publike dhe relaksimit fiskal.

“Nëse do të përkufizoja dy tiparet e buxhetit 2019, ka një ngjyrë intensive të konsolidimit social, të përshpejtimit të rritjes ekonomike por mbi të gjitha të rritjes së investimeve dhe uljen e mëtejshëm të borxhit publik. Së dyti, ka një profil të konsoliduar tejet social të bazuar në politikat e reja të rritjes së pagave dhe rritjes së vazhdueshme të relaksimit fiskal”, tha ai.

Sipas tij, shifrat që tregojnë rritjen ekonomike janë të dukshme pasi në vetëm 4 vite janë punësuar 35% e totalit të vendeve të punës.

“Për vitin 2018, rritja ekonomike ka vazhduar e përshpejtuar përgjatë këtij viti. Rritja është tek 234 mijë të punësuar të rinj dhe në 4 vite mbi 35% e totalit të vendeve të punës. Rritja po shkon drejt 4.5% dhe këtë vit do të jetë rreth 4.3%. Kjo rritje ekonomike në gjysmën e parë të 2018 është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme “, -tha Ahmetaj.

 

Zjarr Tv Ad