Ahmetajt, çi shef syri i bën dora…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

-Do të menaxhoj dhe krizën e energjisë elektrike tani!!!

Uaaaaaaaaaa, po Beni është i specializuar për elektrik blu e jo

per elektrik të bardhë! Nejse. Na la pa mënd ky Rama!

O e fut në burg shokun tim Tigër, o vdes!

Beni me anglishten, Beni me impulset e Telekomit, Beni me Ekonominë, Beni me Financat, Beni me Tërmetin, Beni me përmbytjet, Beni me Becchettin, Beni me qametin…dhe tani së fundi Beni edhe me energjinë!

Bravo Ben!

Më kujtove një shofer ambasade që sa e emruan në ambasadën tonë në Pragë u tha diplomatëve: tani që erdha Unë shpetuat, çar tu prishet më ze dora mua tua rregulloj, ua bëj të re. U kënaqen pas kësaj nga Ambasadori deri te kafazi se nuk do merrnin më usta, shoferi do ua ndreqte…

Dhe kështu një ditë i prishet frigoriferi Ambasadorit. Op, shoferri u gjend në dhomën e frigoriferit, ishte koha kur frigoriferet punonin me gaz nga sistemi qëndror i furnizimit të pallatit. E zbërthen Ustai (shoferi) por …qameti ndodhi. Plasi gazi, plasi zjarri, u dogj apartamenti, u dogj pallati …Mblidhet ambasada

e vjen Ambasadori. E sheh qametin, sheh dhe shoferin kokë ulur.

Ti e bëre këte?

Po, shef- ja kthen.

Dakort, meqë ma rregullove frigoriferin, tani hidhi edhe një sy radios!

Kështu dhe Usta Ahmetaj, meqë na rregulloi fatkeqesinë, tani po ndreq edhe energjinë.

Të prifte e mbara, kur ke në krye rampalla.

Zjarr Tv Ad