“Air Albania” drejt nisjes së fluturimeve

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Air Albania” po shkon drejt nisjes së fluturimeve. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se është arritur marrëveshja financiare me “Turkish Airline”, ndërkohë që kompania ka arritur të marrë certifikimet ndërkombëtare.

“Është punuar për të kaluar fazën e trajnimeve, për të konsoliduar fazën e testimeve teknike, për të prodhuar të gjithë letrat dhe manualet që çojnë drejt certifikimit dhe sot ishim për të kolauduar marrëveshjen financiare mes tre palëve që hap rrugën për certifikimin nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky proces do të ndodhë në vijim në harkun e një jave apo 10 ditëve”, tha Balluku.

Drejtori i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të “Turkish Airline” tha se avionët “Air Albania” shumë shpejt do të jenë në fluturim: “Air Albania shumë shpejt do të jetë në qiell dhe shumë krenarë ne si “Turkish Airline” po punojmë së bashku me palën shqiptare dhe infrastruktura është gati dhe siç keni parë që ky proces teknik është punuar me shumë kujdes”.

Arritja e marrëveshjes është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Qeveria shpreson që me futjen në tregun e fluturimeve të “Air Albania” të ulen çmimet e biletave të fluturimit drejt nga Rinasi. Kompania me flamur shqiptar do të punojë në partneritet me “Turkish Airlines”.

Zjarr Tv Ad