Air Albania zhduket përsëri

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas prezantimit me bujë në verën e vitit që shkoi të avionit të parë, i cili bëri disa udhëtime provë Tiranë- Stamboll avioni u parkua në Turqi për të pritur licencimin. Por sapo mediat nisën të hedhin dyshime për problemet në licencimin e kësaj kompanie ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku doli në Rinas pranë avionit me mbishkrimin Air Albania dhe deklaroi se për 10 ditë do të merrej licenca e fluturimit.

Balluku njoftoi firmosjen e marrëveshjes financiare, mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Turkish Airlines dhe premtoi se ‘Air Albania ka kaluar nëpër fazat që kërkohet për t’u certifikuar, për të arritur sot në konkludimin e marrëveshjes financiare mes palëve e cila hap dritën jeshile për certifikimin e kësaj kompanie nga autoritetit civile, gjë që do të ndodhë brenda një jave ose 10 ditëve’.

Ishte data 15 shkurt kur u bë kjo deklaratë dhe akoma kjo kompani nuk e ka marrë licencën e fluturimeve as për fluturimet drejt Turqisë, ku është e vendosur dhe kompania mëmë Turkish Airlines.

Disa fluturime që avioni Air Albania ka bërë i ka pajisur qytetarët shqiptarë me bileta që mbajnë mbishkrimin Turkish Airlines.

Balluku, ish drejtoreshë e Albcontrol, kompani shtetërore shqiptare që është aksionere në kompaninë Air Albania tha se kësaj kompanie i duheshin vetëm 10 ditë për t’u certifikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Ndërkohë burime pranë Aviacionit Civil thanë se procesi i certifikimit mund të kërkojë 1 deri në 3 vite kohë. Për të plotësuar të gjitha kriteret e licencimit kompanisë i duhet shumë punë administrative.

Së pari, duhet të plotësojë dhe dorëzojë disa manuale fluturimi që prej 1-2 mijë faqe secili. Edhe nëse autoriteti shqiptar do të kishte ‘vullnetin’ për t’i përshpejtuar këta hapa do të ishte e kotë pasi çdo certifikim duhet të kalojë në zyrat europiane, ku nuk hyn në punë as vullneti politik i Ramës e Ballukut dhe as emri prestigjioz i Turkish Airlines.

Pavarësisht afateve publike të tyre që janë tejkaluar kompania shtetërore ajrore nuk është pajisur akoma me lejen e fluturimeve, përveç fluturimeve dhuratë që ofroi qeveria në verë si pjesë e promovimit të saj.

 

 

Zjarr Tv Ad