Ajax ultimatum Realit, Van de Beek nuk largohet

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag ka konfirmuar se mesfushori Donny Van de Beek nuk do të largohet nga holandezët edhe pas insistimit të Realit të Madridit. Ai ka qenë një pikë kyçe e skuadrës sezonin e kaluar e sidomos në Uefa Champions League.

Edhe sezonin e ri 2019/2020 22 vjeçari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar 2 gola dhe dhuruar dy asiste në dy ndeshje ndaj dhe largimit i tij nga skuadra është i padiskutueshëm. Van de Beek është përfolur për kalimin e tij te Reali Madridit po Ten Hag e ka mbyllur çështjen me Los Blancos.

Dhe Zinedine Zidane nuk duket i shqetësuar për të pasi sytë dhe zemrën i ka tek dikush tjetër, pikërisht Paul Pogba. Por me mbylljen e merkatos në Angli, as Manchester United nuk duket se do që ta shesë francezin.

Tashmë tifozët e Ajax mund të marrin frymë lirisht, pasi Von de Beek nuk do të shkojë askund. Holandezët u kualifikuan për në Uefa Champion League pasi eleminuan grekët e PAOK. Do të jetë një sezon i vështirë pas largimit të De Ligt dhe De Jong tek Juventus dhe Barcelona.

Zjarr Tv Ad