“Ajo pjesë që e konsideron veten PD ka rënë”- Gjykata pezulloi çështjen e kërkesës së Bashës, Çlirim Gjata: Të gjithë po vijnë atje ku është shumica

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çlirim Gjata ka reaguar pas gjykata pezulloi çështjen e kërkesës së Bashës, duke thënë se ajo pjesë që e konsideron veten PD tashmë ka rënë.

Në një prononcim për mediat, Gjata tha se dorëheqja e Bashës duhet të regjistrohet sa më parë në gjykatë, ndërsa u shpreh se të gjithë po vijnë tek shumica.

“Derisa ata erdhën dhe kërkuan pezullimin, atë që kërkuam edhe ne, dmth që nuk duan të regjistrojnë në gjykatë ndryshimet që kemi bërë së fundmi.

Duhet të shqyrtohet ajo dhe shpejt që është kërkuar dorëheqje e Bashës të regjistrohet në gjykatë.

Praktikisht ajo pjesë që e konsideron veten PD ka rënë. Është ajo që kam thënë që në fillim, të gjithë po vijnë tek ne. Edhe me kërkesën e fundit. Erdhën tek ne sic po vijnë të gjithë tek PD reale, atje ku është shumica”, tha Gjata.

Zjarr Tv Ad