Një ak sident i r ëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kryeqytet, ku një automjet ka lënduar një kalimtar në rrugën “Xhanfize Keko”.
Ak sidenti ka ndodhur pranë vijave të bardha, ndërsa i lënduari është rreth 50 vjeç.
Në vendngjarje, ka mbërritur autoambulanca e cila kë dërguar drejt spitalit të lënduarin.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak.
Me datë 05.11.2020, rreth orës 15:15, tek kryqëzimi i Vorrit të Bomit, mjeti me drejtues shtetasin I.G., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.