Akademia e barinjve/ Braçe ironizon Krifcën dhe bën fajtor Ahmetajn për bujqësinë: Ky do i mbronte delet

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka cilësuar pasardhësin e tij në këtë post, Arben Ahmetajn si fajtor për gjendjen ku ndodhet sot bujqësia shqiptare.

Braçe ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” u vendos përballë një zgjedhje ku kishte si alternativë Arben Ahmetajn si dhe disa figura nga opozita.

Cili nga këta është fajtor për bujqësinë shqiptare?”, ishte pyetja. Pa u menduar Braçe ngriti kartonin me foton e Ahmetajt.

Braçe nga ana tjetër u pyet edhe për akademinë e barinjve, një nismë e prezantuar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, se kush do ishte “studenti” më i mirë.

Ai përjashtoi kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se atij mund t’i ikin delet natën, ndërsa ndalur te Arben Ahmetaj, zgjodhi ta thumbonte sërish me një shprehje të presidentit Meta.

Donaldi: Nëse do hapet akademia e barinjve cilin prej këtyre do shihnit aty?

Erion Braçe: Pse duhet akademi njëherë? Qeveria nuk tha gjë. Basha nuk bën se i ikën delet natën. Ahmetaj edhe mundet se mund t’i mbronte. Nuk i ha, i mbron. Si tha Ilir Meta, (this is tiger).

Zjarr Tv Ad