Akademiku Fuga tronditet nga injoranca e Felajt mbi luftën e Kosovës: Lajthitje, se po qe ndryshe…

0
154
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka lënë gjurmë të forta tek akademiku Artan Fuga, justifikimi që Zv.Kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj dha së fundi si arsye për hedhjen poshtë të rezoltutës së PD-së që dënonte genocidin serb në Kosovë.

Fuga, pasi e konsideroi dje “një shkarje mendore të çastit, lapsus, moskuptim, gafë logjike nga dashuria etj” e ka dëgjuar edhe njëherë tjetër emisionin ku ishte e ftuar socialistja Felaj dhe mbrojtjen që ajo i bëri me atë rast, nismës “Ballkani i Hapur”.

Felaj shprehej se rezolutën e PD-së “synon t’i vijë ndesh një politike që mban mazhoranca, që shkon në drejtim të identifikimit të rrugëve diplomatike që ofrojnë konsensus për të zgjidhur konfliktin më të fundit nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Është konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, për faktin e historisë që është zhvilluar mes këtyre dy vendeve, Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.”

Pikërisht, këtë moment të dytë ka analizuar Fuga në shënimin e tij të ri sot, pasi e ka “vizionuar të gjithë emisionin”, sërish, siç ka shkruar në Fb.

Artan Fuga: “Zonja nënkryetare po thotë në video se konflikti midis Serbisë dhe Kosovës është konflikti i fundit që ndodhi nga shpërbërja e ish Jugosllavisë! Represioni paska qenë konflikt?! Paska qenë konflikt i lidhur me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë?! Hiç fare më parë?!

Po fërkoj sytë! E lashë, nuk ia vlen ta ndjek më! Konflikti paska qenë midis dy vendeve: Kosovës dhe Serbisë?! Ishin dy vende???

Kujë!

Paska pasur lidhje me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë?!

Shumë gabim në vendosjen në histori!

Por e gjykoj thjesht si lajthitje në kujtesën historike. Po qe se është ndryshe, është për të venë kujën! E kanë fajin tekstet e historisë të gjimnazit!” përfundon akademiku, dukë kërkuar me zor një shpjegim.

Zjarr Tv Ad