Akademiku i shquar Rexhep Qosja i shkruan kryeparlamentares Lindita Nikolla: Me përzemërsi të përkushtuar për urimin Tuaj!

0
673
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku i njohur Rexhep Qosja festoi dje 86-vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta, ishte edhe letra e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ndaj urimit të së cilës profesori i njohur reagoi me një vlerësim të veçantë.

“Shumë e nderuar Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla,

Ju faleminderit pamatshëm për urimin Tuaj të veçantë me domethënien e me vlerësimin që më dhuruat me rastin e 86- vjetorit.

Ua kthefsha në gëzime dhe me gëzime Ju dhe familjes Suaj të nderuar dhe të dashur. Me përzemërsi të përkushtuar REXHEP QOSJA”.

Zjarr Tv Ad