AKID, foshnja e parë për vitin 2022, prindërit shpjegojnë kuptimin e veçantë të emrit që i vendosën djalit të tyre

0
727
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nata e ndërrimit të viteve ishte speciale për prindërit e Akidit, foshnja e parë që lindi në mesnatë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Mes emocionesh, nëna e vogëlushit është shprehur se Akid është fëmija e parë për çiftin. “Është fëmija i parë. Akid e ka emrin, është djalë. Falënderoj shumë stafin mjekësor. Edhe ju uroj të gjithë shqiptarëve, gëzuar!”, tha nëna e emocionuar.

Ndërkohë, babai i të porsalindurit ka shpjeguar dhe kuptimin e emrit që i vendosën djalit të porsalindur.
“Në fakt është i vjetër, por edhe inovator pasi bashkëshortja i nis emri me A, dhe unë e kam me K, ndërsa ‘id’ është ID-ja”. Mjeku i maternitetit, Artur Hatibi u shpreh se nëna ka lindur me operacion, dhe se sëbashku me fëmijën, gëzojnë shëndet të plotë.
“Lindja e parë përfundoi me sukses. Lindi fëmija djalë, në peshën 3 kg e 680gr. Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. Nga ekipi i rojës, ju urojmë gëzuar të gjitha nënave të Shqipërisë, gëzuar dhe mbarësi!”, tha mjeku.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur ardhjen në jetë të Akidit dhe Aiden, pak pas mesnatës së ndërrimit të viteve.

Edhe kryeministri Rama, nëpërmjet postimit në Facebook, ka uruar ardhjen në jetë të dy vogëlushëve.

Zjarr Tv Ad