Akil Kraja: Basha nuk u largua por u shkarkua, fjalimi i dorëheqjes amator dhe fasadë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha është larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Pas 9 vitesh dështimesh në krye të forces kryesore të opozitës shqiptare që kulmoi në zgjedhjet e 6 marsit, ku logoja e Partisë Demokratike u rendit e treta, Lulzim Basha më në fund artikuloi dorëheqjen.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se ka nevojë për analizë e me pas për një proces zgjedhor ku të përfshihet gjithë partia. Deklaraten e largimit nga drejtimi i Partisë Demokratike, Basha e bëri gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar, kryesinë dhe kolegjin e kryetarëve.

Gjatë fjalimit, nuk kaloi pa u vënë re fakti se në mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha mungonin pjesa më e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike.

Për te folur më shumë në lidhje me këtë fjalim, ishte i ftuar në Syri tv, në një lidhje me ‘Skype’, në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, Akil Kraja anëtar i Komisionit të Rithemelimit.

“Unë besoj që shqiptarët janë tashmë me këtë komedi që kalon kufinjtë e surreales, opozita shqiptarë lufton prej vitesh për një Shqipëri demokratike dhe ku të jemi sa më shpejt anëtar të Bashkimit Europian.

Jemi sot në teatrin e radhës me një largim qe nuk është as largim, në fakt ai është i shkarkuar ka kohë dhe e them me sinqeritet që shqiptarët janë të lodhur nga kjo, që vetëm sa i largon shqiptarët më shumë nga politika, dhe i bën mosbesues.

Deputeti Basha prej dhjetorit është i shkarkuar, dhe ja ku jemi sot në një dite pushimi ku popolli do të dëgjojë mbi rritjen e çmimeve dhe ne merremi ende me një shtet që po shpopullohet prej një individi që ka më shumë se 20 vite në politikë, me një kryetar që nuk është kryetar. Ai është një e shkuar dhe askush nuk do të mbahet peng nga e shkuara, le të jetë vetë peng i saj”, u shpreh Kraja.

E përsa i përket fjalimit të dorëheqjes se Bashës, Kraja tregoi: Nga stilistika kam përshtypjen se studentët e gazetarisë do kishin bërë një fjalim të mirë, të japësh dorëheqjen pa kujtuar as rrugëtimin, për më tepër statura e tij, i ulur, shifte kamerën, ishte për mendimin tim një fasadë, që tregon faktin që ai dëshiron përsëri te kandidojë dhe shumë mirë bën.

Sepse vota e lirë do të jetë çelësi për ta mbyllur këtë krizë e cila po zgjatet thjeshtë për mos tërheqjen e realitetit politik.

Zjarr Tv Ad