Aksident automobilistik në Velipojë, përplaset me murin, vdes në spital 50-vjeçari

0
668
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident automobilistik në Velipojë, i ka marrë jetën një 50-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën kryesore në afërsi të stacionit të Policisë në Velipojë.

Viktima Pashk Çuku, 50 vjeç, banues në Velipojë, mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga, dhe më pas është përplasur me një mur anësor.
Si pasojë mbeti i plagosur rënë vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua me urgjencë për në spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Zjarr Tv Ad