Aksident/ Humb jetën 18 vjeçarja, plagosen 8 persona

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasojë janë plagosur 9 persona. 5 prej janë dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonte një çift të rinjsh, Shqiponja Xhaferri 18 vjeç dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç. 18-vjeçarja fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe u nda nga jeta pas mbërritjes në Tiranë. Më herët edhe Burrel një 30 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti kur mjeti tip kamionçinë humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

 

Zjarr Tv Ad