Aksident i FRIKSHËM në Librazhd, makina me dy të rinj futet poshtë kamionit

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin Prrenjas-Librazhd, në Qukës Qendër. Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Thuhet se makina ka përfunduar poshtë kamionit dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj të cilët ndodheshin në mjet.

Menjëherë ata janë nisur drejt spitalit dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën. të plagosurit po transportohen me helikopter drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Zjarr Tv Ad