Aksident i rëndë në Turqi/ Përplaset autobusi i pasagjerëve, 16 të vdekur dhe 21 të plagosur

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku për pasojë 16 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjera janë plagosur.

Sipas raportimeve të mediave turke bëhet e ditur se aksidenti fatal ka ndodhur në Gaziantep. Po ashtu mësohet se në aksident janë përfshirë një autobus pasagjerësh dhe disa mjete të tjera.

Ndërkohë raportohet edhe për 21 persona të plagosur.

Agjencia e lajmeve DHA tha se një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus pasagjerësh.

Pasagjerët e lënduar u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë. Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave janë dërguar në vendin e aksidentit. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad