Aksident i rëndë/ Fëmija 10-vjeçar shqiptar humb jetën/ Babai në gjendje të rënduar…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fëmijë shqiptar vetëm 10 vjeç ka humbur jetën në Itali teksa ishte në makinë me babanë e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fermos.

Ngjarja e rëndë dodhi pak para mesnatës së djeshme. Babai, një 40-vjeçar me banim në Itali për shumë vite, po ngiste një makinë “Fiat Panda”, por për shkaqe ende të panjohura humbi kontrollin e mjetit i cili përfundoi duke u përplasur në një mur dhe më pas u përmbys.

Nga përplasja fëmija doli nga makina duke ndërruar jetë, ndërsa babai ishte i bllokuar mes airbag-ëve të makinës.

Zjarr Tv Ad