Aksident i rëndë/ Furgoni përplas shitësit e qumështit

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e kësaj të hëne, ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Poshnjë-Ura Vajgurore, ku një furgon me targa AA 374 NT ka humbur kontrollin, dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke aksidentuar dy persona me biçikletë të cilët kishin dalë për të shitur qumësht. Personat kanë mbetur të plagosur  rëndë , më pas janë nisur për në spital.

Personat e plagosur janë Sotir Avrami, 68-vjeç dhe Spiro Veshi, 63 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe kaarrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Zjarr Tv Ad