Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident me bilanc tragjik, ndodhi paraditen e sotme në provincën Konya të Turqisë, duke lënë gjashtë të vdekur dhe dy të lënduar.
Mediat turke raportojnë se një kamion i mbushur me plehra kimikë, është përplasur me një minibus duke mos i dhënë asnjë shans udhëtarëve.
Gjashtë prej tyre ndërruan jetë në vend, për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital.
Turqia njihet për rrugët e rrezikshme, ku vetëm pak ditë më parë, ndodhi një tjetër aksident i ngjashëm me 9 viktima. Kësaj radhe ishte një kamion që përplasi autobusin, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.