Aksident i rëndë në aksin Peshkopi-Maqellarë, makina del nga rruga, humb jetën një person, dërgohen me urgjencë në spital tre të tjerë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Bëhet me dije se makina, ku po udhëtonin disa persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur, si pasojë ka humbur jetën në person dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit” thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad