Aksident i rëndë në Bulqizë/ I lënduari dërgohet me helikopter drejt Tiranës…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një 32-vjecar që po drejtonte motorin është përplasur me një automjet tip “Fiat”. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 dhe drejttuesi i motorit është nisur me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

“Rreth orës 09.30, në fshatin Okshatinë, Bulqizë, është aksidentuar automjeti tip “Fiat”,  me drejtues shtetasin  Y. K, me një motomjet me drejtues shtetasin B. N., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili  është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thotë policia.

Zjarr Tv Ad