Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, raportohet për 8 të plagosur. Pamjet nga vendngjarja

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër, ndërsa raportohet për 8 të plagosur. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP. Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit.

Burime pranë këtij spitali pohojnë për gazetarin Ervis Kuçi se po monitorohet gjendja e të lënduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.

Zjarr Tv Ad