Aksident i rëndë në Selenicë, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, me pasojë vdekje.

Bëhet me dije se shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad