Aksident i rëndë tek Mbikalimi i Patokut/ Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen 6 persona…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Milot- Fushë Krujë, në afërsi të mbikalimit të Patokut.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, raportohet se kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Siç shihet dhe nga pamjet, fuqia e gositjes ka qenë tepër e madhe, duke bërë që makinat të shkatërrohen plotësisht në pjesën e përparme.

Personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad