Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ka të plagosur

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas policisë në vendin e quajtur “Kthesa e Kabashit” janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Zjarr Tv Ad