Aksident me vdekje në Laç-Mamurras, mjeti përplas motorin, humb jetën 40-vjeçari (EMRI+VIDEO)

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Laç Mamurras.

Viktima është 40-vjeçari Besim Seli, nga fshati Gjorm, i cili ishte duke lëvizur me motor në momentin kur është goditur nga një makinë, dhe për pasojë ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Laç – Mamurras pranë fshatit Gjorm, ndërsa burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim pasi ka braktisur makinën dhe është larguar pas aksidentit.

Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, policia dje ekspertët vijojnë hetimet për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e drejtues të mjetit ,i cili është larguar nga vendngjarja.

Zjarr Tv Ad