Aksident në aksin Fier-Lushnje: ‘Volkswagen’ del nga rruga, plagoset 23-vjeçarja

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje mesditën e sotme (10 gusht), ku drejtuesi i mjetit Volkswagen F.P 30 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është plagosur pasagjerja 23-vjeçare L.S.

‘’Sot rreth orës 11:15, në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në fshatin Vajkan, shtetasi F. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetësja L. S., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve’’, informon policia.

Në vendngjarje është grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad