Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një person ka gjetur vdekjen në autostradën Durrës-Tiranë, i përplasur nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në autostradën Durrës- Tiranë, në afërsi të tregut Agro -Ushqimor, në rrugën dytësore.
Drejtuesi i automjetit ‘Toyota’, shtetasi G. Xh., ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, i pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Bashkëpunëtori i noa.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes, duke konfirmuar se kalimtari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që u aksidentua fatalisht.
Detajet e kësaj ngjarje nuk bëhen me dije ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit , u shoqërua në polici