Aksident në autostradën Lezhë – Tiranë, kalimtarja tentoi të kalojë përmes

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në orën 7:15 në autostradën Lezhë – Tiranë, afër  mbikalimit të Patokut.

Një kalimtare, A.M. 54 vjeçe, ka dashur të kalojë autostradë, por është përplasur nga një makinë Volkswagen që drejtohej nga shtetasi kosovar H.A.. Viktima, banuese në Mirditë,  ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ajo, në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës përmes superstrades. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad